LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të kërkuar për vrasje në tentativë.

Besnik (Beqir) Ukaj, i lindur më 30 gusht 1987 në fshatin Korishë, komuna e Prizrenit, kërkohet për një ngjarje të ndodhur më 17 maj 2024 në fshatin Nashec të Prizrenit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët. Policia kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të kontaktojë stacionin policor më të afërt.


Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Lexo po ashtu Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kushdo që strehon personin e kërkuar ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit mund të dënohet sipas nenit 380 të KPK për dhënien e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrat e telefonit 192 dhe 080019999 (pa pagesë), si dhe në numrin 029 244-355 për Stacionin Policor në Prizren. Mund të dërgojnë informacion edhe në adresën e-mail: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/