Policia në Gjilan kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për falsifikim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Gjilan, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.
Njëri është në kërkim të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” (neni 390) dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” (neni 395) sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Siç njofton policia, të dhënat e të dyshuarit, përfshirë datëlindjen, adresën e banimit dhe komunën, aktualisht janë të panjohura.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Policia njofton se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe arrestimin e të dyshuarit.
Ndër të tjera, policia u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë informacione relevante për rastin, inkurajohen të kontaktojnë Policinë e Kosovës në mënyrë që të ndihmojnë në realizimin e drejtësisë. /Telegrafi/




















































