Policia Kosovës, ka nisur hetimet lidhur me djegien e bunkerit të UÇK-së në pikën 6 në Jezercë të Ferizajt.

Kanun Veseli, ka thënë se të premten rreth orës 12: 30 kanë pranuar një informacion se në vendin e quajtur "Pika 6", në kuadër të Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc, është një incident zjarri në bunkerin e vendosur në këtë pikë.


“Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrulla dhe hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet një hetim zyrtar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e incidentit”, ka thënë Veseli.

Telegrafi ka raportuar se pas djegies së këtij bunkeri, ka pasur reagime të qytetarëve dhe të institucioneve komunale në Ferizaj./Telegrafi/