Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar.

Sipas njoftimit thuhet se sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.


Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:info@kosovopolice.com. /Telegrafi/