LAJMI I FUNDIT:

Policia ka zbuluar pronarin e veturës që u përdor për vrasjen e Ivanoviqit

Policia ka zbuluar pronarin e veturës që u përdor për vrasjen e Ivanoviqit

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili doli së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj para gazetarëve, tha se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, për të hetuar këtë rast “të karakterit të profilizuar”.

“Që nga momenti i informimit për gjetjen e një trupi pa ndenja, policia është përfshirë në rast dhe ka ndërmarrë të gjitha hetimet e nevojshme së bashku me prokurorinë. Duke vlerësuar se ky incident është i karakterit të profilizuar, meqenëse kemi të bëjmë më një politikan, kemi kërkuar që me rastin të merret policia e specializuar”, tha Maxhuni, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Është krijuar një task forcë që ka menaxhuar këtë rast nga fillimi. Për shkak të natyrës së hetimit, nuk mund të japim më shumë detaje, por mund t’ju them se Policia e Kosovës, me përkushtimin më të madh, do bëjë çdo gjë për ta zbardhur këtë rast”, tha ai, raporton EO.


Ai ka dhënë pak detaje nga hetimet e deritanishme. Ka saktësuar se një veturë e dyshuar është gjetur e djegur. Ajo ka qenë pa targa, por PK ka gjetur informata për pronarin e mëparshëm dhe beson se kjo do të ndihmojë në hetime.

“Çdo automjet që lëviz është i obliguar të ketë targa, kjo veturë ka qenë pa targa. Por në shumë shpejt kemi arritur të kemi në dispozicion informatat e nevojshme për pronësinë e veturës. Ende nuk mund të japim më shumë detaje, por na mjaftojnë që të gjurmojmë”, tha ai.

Maxhuni u shpreh optimist se rasti do të zbardhet shpejt.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori