LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet për vrasjen e sotme në Deçan

Policia jep detajet për vrasjen e sotme në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari SH.G., i lindur në vitin 2000, është personi i arrestuar për vrasjen e 28-vjeçarit, Agonis Tetaj, sot në Deçan.

“Sot me datën 23 shtator 2018 rreth orës 11:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rr. “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur rasti”, njofton Policia.

Vritet një person në Deçan
Lexo po ashtu Vritet një person në Deçan

Viktima është A.T, 28 vjeçar i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në spitalin rajonal në Pejë.


“Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje’”.

Ky është i riu Agonis Tetaj që u vra sot në Deçan (Foto)
Lexo po ashtu Ky është i riu Agonis Tetaj që u vra sot në Deçan (Foto)

“Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, njofton Policia rajonale në Pejë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori