LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Egnatia” në Prishtinë, të hënën rreth orës 21:59.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.


Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Lexo po ashtu Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me tre fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori