Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Klinë

Një person ka vdekur dhe tri femra kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15 në fshatin Grabanicë, të Klinës.
Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, pasi shoferi i njërës veturë duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka goditur veturën tjetër.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos ju përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje vdes i dyshuari ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/









































