Policia holandeze arrestoi një njeri të pastrehë të shtunën pasi sulmoi me thikë në një rrugë në Hagë, sulm i cili la të plagosur tre adoleshentë.

Policia kishte thënë më herët se po hetonte 'disa skenarë' dhe se ishte 'shumë herët për të spekuluar' nëse ekzistonte një motiv i ndonjë sulmi terrorist, transmeton Telegrafi.


21630620 7739939 image a 18 1575057980765

21630684 7739939 The condition of those who have been stabbed is not yet known Po a 73 1575072607446 1

'Pas incidentit me thikë në Grote Marktstraat, një 35-vjeçar sapo është arrestuar në qendër të Hagës. Burri nuk ka vendbanim të caktuar', tha policia në Twitter.

"Ai do të transferohet në një stacion policie ku do të merret në pyetje".

21630784 7739939 image a 28 1575058665571

21634404 7739939 image a 30 1575066137121

Viktimat ishin një djalë 13-vjeçar dhe dy vajza 15-vjeçare, asnjëri nuk e njihnin njëri-tjetrin, tha policia. Të gjithë ata u mjekuan në spital, por u liruan brenda natës.

Sulmuesi mashkull vrapoi pasi goditi me thikë adoleshentët në një dyqan në qendër të qytetit, duke bërë që policia të reagonte menjëherë, madje edhe me helikopter.

Policët e mjekësisë ligjore u panë duke ekzaminuar një thikë të gjetur në vendngjarje brenda natës. /Telegrafi/

21634428 7739939 image a 31 1575066166626