LAJMI I FUNDIT:

Policia hap rast për grafitin kërcënues ndaj Thaçit, Tërrnaves dhe Ahmetit (Video)

Policia hap rast për grafitin kërcënues ndaj Thaçit, Tërrnaves dhe Ahmetit (Video)

Policia e Kosovës, në koordinimin me Prokurorinë e Shtetit, kanë hapur një rast hetimi duke intervistuar dy dëshmitarë lidhur me grafitet që kërcënojnë me jetë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se në bazë të hetimeve preliminare, Policia – së bashku me prokurorin e Shtetit – kanë iniciuar një rast hetimi.

“Policia po heton edhe për persona të tjerë të cilën në një ose mënyrë tjetër kanë informacion për ata që fshihen prapa kësaj ngjarjeje, që të sqarohen dhe të ndriçohen të gjitha rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci.


Lidhur me mundësitë për protesta apo eskalim të situatës nga Bashkësia Islame apo shoqëritë civile të cilat nuk janë të kënaqur me zvarritjet që po bëhen për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, Borovci tha se deri më tani këto mund të mbesin vetëm hamendjesime.

Ndryshe, sot në muret e Fakultetit të Filologjisë janë shënuar grafite me porosi kërcënuese, ndaj të cilave ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori