Policia gjermane ndal ndejën me 600 persona në Berlin

Policia në Berlin ka ndalur një ndejë prej 600 personash ndërsa kufizimet e coronavirusit vazhdojnë të frenojnë festimet në Gjermani.
Policia e Berlinit shkroi në llogarinë zyrtare të Twitterit se "festa e fetishit" në kryeqytet "ndoshta përfundoi në mënyrë të pakënaqshme" për të pranishmit. Vendi ishte shumë i vogël që turma të distancohej nga shoqëria.
Si shumë vende në Evropë, Gjermania po lufton me një rritje të infeksioneve, transmeton Telegrafi.
Frankfurti është bërë qyteti i fundit që ka anuluar së funksionuari tregun e famshëm të Krishtlindjeve.
Gjermania ka dalë më mirë se kombet e tjera të populluara shumë në Evropë, por e diela ishte dita e katërt me radhë që regjistroi më shumë se 10 mijë raste të reja. Në total, Gjermania ka mbi 430 mijë persona që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu është bërë e ditur se më shumë se dhjetë mijë njerëz kanë vdekur shkaku i virusit.
Frankfurti tani është bashkuar me Berlinin, Dyseldorfin dhe Kolnin në anulimin ose shkallëzimin e ndejave gjatë Krishtlindjeve. /Telegrafi/

















































