LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen katër shtetas të huaj në rimorkion e një kamioni  

Policia gjen katër shtetas të huaj në rimorkion e një kamioni  

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga pikat kufitare për mbikëqyrje të kufirit SPMK – Gjilan dhe Hani i Elezit në dy raste të ndara kanë parandaluar aktivitete kriminale të kontrabandimit me mallra dhe të migrimit ilegal.

Në njoftim thuhet se më 24.10.2022 në pikën kufitare Gjilan përmes rrugëve operative janë pranuar informacione se nga territori i Serbisë ka hyrë një automjet i dyshuar i ngarkuar me mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

“Pas pranimit të informacioneve njësitë patrulluese kompetente kanë ndërmarrë veprime për ndalim të mjetit të dyshuar me ç’rast kanë vendosur një pikë kontrolli vëzhguese, ku si rezultat është arritur që të ndalohet automjeti i dyshuar, me targa serbe, i cili kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.


Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur gjithsej 676 pako me barna të llojeve të ndryshme.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori me urdhër të së cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar për procedura të mëtejme.

Ndërkaq, më 25.10.2022, në kuadër të parandalimit të aktiviteteve kriminale dhe dukurive të tjera negative që bien ndesh me ligjin, Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore në pikë kalimin kufitar – Hani i Elezit kanë identifikuar 4 shtetas të huaj të cilët janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, me drejtues shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzim të së cilit janë duke vazhduar të gjitha procedurat e nevojshme policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori