LAJMI I FUNDIT:

Policia fillon hetimin e vdekjes së  43-vjeçarit nga Kaçaniku që u gjet të hënën, pasi rezultonte i zhdukur nga qershori

Policia fillon hetimin e vdekjes së  43-vjeçarit nga Kaçaniku që u gjet të hënën, pasi rezultonte i zhdukur nga qershori

Policia e Kosovës ka filluar hetimet mbi vdekjen e Muhabi Islami nga Begraca e Kaçanikut, i cili u gjet të hënën pasi rezultonte i zhdukur tash e rreth 5 muaj.

Sipas komunikatës për medie, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Stacioni Policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:30 ka pranuar një informacion nga një qytetar, se në malet e fshatit Begracë të Kaçanikut, saktësisht tek vendi i quajtur ’’Lagjja e Qorupëve’’, ka hasur një trup njeriu i pajetë, i dekompozuar. Policia e Kaçanikut dhe më pas hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , menjëherë kanë dalur në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i dekompozuar dhe ka nisur hetimet”, thuhet në komunikatë.


Gjendet i vdekur 41-vjeçari nga Kaçaniku që ishte zhdukur rreth pesë muaj më parë
Lexo po ashtu Gjendet i vdekur 41-vjeçari nga Kaçaniku që ishte zhdukur rreth pesë muaj më parë

Nga hetimet e para, siç thuhet në komunikatë dyshohet të jetë trupi i pajetë i personit të zhdukur M.I (M/K) i moshës 43 vjeçar, i cili ishte në kërkim që nga data 07.06.2021.

“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘’Hetim mbi vdekjen’’ dhe trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia, në koordimin edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, po vazhdon hetimet, duke grumbulluar dëshmi materiale dhe deklarative në lidhje me këtë rast dhe për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori