LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shtetit sqaron ngjarjen pse e shoqëruan Adriatik Alimadhin në polici

Policia e Shtetit sqaron ngjarjen pse e shoqëruan Adriatik Alimadhin në polici

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me shoqërimin e politikanit 61-vjeçar, Adriatik Alimadhi.

Sipas policisë, ata kanë shkuar për një kontroll pas informacioneve se aty luhej në lojëra fati të basteve sportive.

Policia thotë se Alimadhi ka kundërshtuar efektivët dhe ata e kanë shoqëruar për shkak të kundërshtimit të punonjësit të rendit publik.


Gjithashtu në njoftim thuhet se edhe AMP po analizon pamjet dhe po shqyrton pretendimet e paraqitura nga Adriatik Alimadhi.

Flamur Noka publikon videon: Adriatik Alimadhi u shoqërua forcërisht nga policia
Lexo po ashtu Flamur Noka publikon videon: Adriatik Alimadhi u shoqërua forcërisht nga policia

Shoqërimi i tij ndodhi të premten në mbrëmje në një lokal të kryeqytetit, ndërsa video e këtij momenti u publikua në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Flamur Noka.

Njoftimi i policisë së Tiranës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë. /euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Sot vazhdimi i seancës konstituive – a do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

Sot vazhdimi i seancës konstituive – a do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

Lajme
”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Lajme
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës

Drejtësi
Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Lajme
Mot me diell dhe vranësira

Mot me diell dhe vranësira

Lajme
Kalo në kategori