LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shqipërisë pjesë e operacioni ndërkombëtar “OPSON 8”

Policia e Shqipërisë pjesë e operacioni ndërkombëtar “OPSON 8”

Policia e Shqipërisë ka qenë pjesë e një operacioni ndërkombëtar të koduar “OPSON 8”, ku kanë marrë pjesë më shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota dhe është mbështetur nga INTERPOL dhe EUROPOL.

Policia thotë se qe prej 4 vitesh, Shqipëria mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombëtar “OPSON 8”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën-standarte dhe të falsifikuara.

“Gjatë operacionit në Shqipëri gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate: Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti, janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte, janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, Prodhim të Kundraligjshëm, “Punësimi i paligjshëm”, ” Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave osi i formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave”, gjithsej 30 subjekte, janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona, janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 9 persona, është shpallur kërkimi për 1 person, janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD”, thuhet në njoftim. /TCH/


Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori