LAJMI I FUNDIT:

Policia e pyjeve të Maqedonisë kërkon paga më të larta

Policia e pyjeve të Maqedonisë kërkon paga më të larta

Përfaqësuesit e policisë së pyjeve sot nëpërmjet një proteste shprehën zemërimin e tyre për moszbatim e vendimit për të rritjen e pagave të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Sindikatave të pavarur të policisë, Goce Todev tha se në fillim të vitit 2018 Qeveria mori vendim për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me çka do të zgjidheshin problemet me të cilat ballafaqohet policia pyjore, por marrëveshja ende nuk është nënshkruar. Ata ende nuk marrin nga 20 për qind të pagave, në bazë të autorizimit të policëve pyjor.

“Kjo është punë të cilën Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë duhet të zbatojnë urgjentisht, sepse Ligji për pyjet është i qartë, ku thuhet se polici i pyjeve është polic zyrtar i autorizuar”, tha Todev.


Në shtator të vitit të kaluar, atyre iu kërkua që të shtynin zbatimin e marrëveshjes kolektive dhe ata e pranuan atë, por deri më 1 janar të vitit 2019. Megjithëse që nga atëherë ka kaluar një muaj i tërë dhe “nuk ka lajm” për nënshkrimin e marrëveshjes.

Nikolla Gagoski, kryetar i Sindikatave të pavarura të policisë pyjore dhe administratës tha se zyrtarët pyjorë marrin pagë në shumë prej 16.800 denarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
Kalo në kategori