LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë dhe Kosovës bashkarisht do të përballen me krimin

Policia e Maqedonisë dhe Kosovës bashkarisht do të përballen me krimin

Marrëveshje për marrje të personave me qëndrim të paligjshëm që ka të bëjë me krizën e refugjatëve, rregullim i marrjes së shtetësive nga të dy vendet, si dhe protokoll i përbashkët ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme për përndjekje tejkufitare të njerëzve të cilët marrin pjesë në aktivitete kriminele të cilët kërkojnë strehim në të dy shtetet, sot nënshkruan ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës, Oliver Spasovski dhe Flamur Sefaj.

“Krijuam mundësi për korniza juridike për rregullim të mundësive tona të ndërsjella të cilat do të mundësojnë komunikim më të mirë, si dhe përballje me krimin, korrupsionin dhe tregtinë tejkufitare me njerëz dhe armë”, tha Spasovski.

Ministri Sefaj vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe se kanë prioritete të përbashkëta siç është lufta kundër terrorizmit, krimit…, por edhe kundër tregtisë me drogë dhe organe njerëzore. Maqedonia, tha ai, ofron ndihmë në rrugën drejt BE-së në të cilën, sipas tij, shteti ynë është shumë më përpara se Kosova. Ministrat u dakorduan edhe për një takim në Prishtinë, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje.


Lidhur me fletëarrestin rreth dy të akuzuarve në rastin “Mosntra”, njeriu i parë i policisë së Maqedonisë tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me të gjitha kërkesat e hapura të cilat i kanë Maqedonia dhe Kosova në mënyrë që të akuzuarit të mos mund të kërkojnë strehim.

Spasovski tha se MPB po punon në sigurimin e gjashtë të dyshuarve të cilët po kërkohen nga gjykata për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend të këtij viti. Ministri tha se MPB po e zgjidhë edhe rastin me vjedhjet që ndodhën gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe se janë arrestuar dy persona prej të cilëve një i mitur dhe një djalë 19-vjeçar. Informoi se në Shkup ende ka mungesë të policëve të cilët duhet të jenë mes qytetarëve dhe se aksioni i MPB-së për praninë e rritur të zjarrfikësve tashmë po zbatohet në Kumanovë, ndërkaq fillon të realizohet në Shtip.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori