LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës me pistë të sigurt hetimi për sulmet me koktej molotovi

Policia e Kosovës me pistë të sigurt hetimi për sulmet me koktej molotovi

Policia e Kosovës tashmë ka disa pista hetimesh për sulmet që po u bëhen me koktej molotovi institucioneve dhe veturave zyrtare nga persona deri tani të panjohur për policinë.

Këtë e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në një konferencë për media. Ai, megjithatë nuk dha shumë detaje për media duke mos dashur të dëmtojë hetimet që janë duke u zhvilluar.

Hyseni komentoi për këto raste, duke thënë se instalimi i dhunës si mjet i arritjes së qëllimeve politike është i papranueshëm.


“Sa u përket akteve të fundit të dhunshme kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, unë mund të ju njoftoj se tashmë Policia e Kosovës i ka disa pista të sigurta hetimesh. Por në asnjë mënyrë nuk do të nxitoj që me çfarëdo deklarate të ndërhyjë në një proces investigativ, hetues që e bënë Policia e Kosovës në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Instalimi i dhunës si mjet i arritjeve të qëllimeve politike është i papranueshëm dhe nga një këndvështrim dhe vështrim thjesht politik, mund ta them vetëm këtë dhe asgjë më shumë sepse çfarë do që të them më shumë do të ishte ndërhyrje në hetimet që Policia e Kosovës është duke i zhvilluar dhe do të lëndonte edhe integritetin e vet të vetëformimit”, tha Hyseni.

Ditë më parë, me koktej molotovi ishte sulmuar institucioni i presidencës, të cilit persona me maska fillimisht ia kanë thyer xhamat ndërsa, pastaj kanë tentuar që me koktej molotovi t’ia vënë zjarrin këtij institucioni.

Ndryshe, këto lloj sulme me koktej molotovi janë shpeshtuar kohëve të fundit ndaj institucioneve dhe veturave zyrtare, ndërsa, Policia e Kosovës deri tani nuk ka arrestuar asnjë person.  /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori