Policia e Kosovës ndalon gara ilegale në rrugën Pejë–Prishtinë, shqipton masa ligjore ndaj dy shoferëve

Ekipet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë kanë kapur në flagrancë më 20 tetor 2025 dy vozitës që zhvillonin gara ilegale me automjete në rrugën Pejë–Prishtinë.
Automjetet e përfshira ishin një Audi Q5 dhe një VW Golf, përcjell Telegrafi.
Sipas ligjit 08/L-186, neni 51 pika 5, ndaj dy shoferëve janë shqiptuar masat ligjore si vijon:
- Gjobë prej 400 euro për secilin vozitës
- 4 pikë negative për secilin vozitës
- Masë mbrojtëse prej 10 muaj për secilin vozitës
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor thekson se do të vazhdojë të monitorojë rrugët dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj shkelësve të legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































