LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës dhe ajo hungareze synojnë thellimin e bashkëpunimit

Policia e Kosovës dhe ajo hungareze synojnë thellimin e bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga drejtori i Hetimeve Riza Shillova, drejtori i Divizionit për Personel dhe Administratë Hilmi Pacolli dhe drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar i PK-së Besnik Sallahu, me ftesë të Drejtorit të Policisë së Hungarisë kanë qëndruar në vizitë një ditore.

Gjatë kësaj vizite u diskutuan çështje të interesit të përbashkët në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj hungareze.

Nga dy drejtorët u vu në pah bashkëpunimi i mirë mes dy policive dhe u diskutuan objektivat e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për të ardhmen.


Në veçanti temë diskutimi ishte bashkërendimi i aktiviteteve për parandalim dhe luftim të krimit transkufitar, me theks të veçantë kontrabandimin me migrantë, trafikimin me narkotikë, krimin kibernetik, pastaj për hetime financiare, shpëlarje të parave, konfiskim dhe kthim të aseteve, si dhe bashkëpunimi në të ardhmen në projekte bilaterale dhe multilaterale.

Po ashtu, është dakorduar se programi për shkëmbim të zyrtarëve në këto fusha si pjesë e trajnimeve praktike është hap i rëndësishëm për të ardhmen.

Gjatë takimit u diskutua për metodat dhe mjetet për menaxhim më efikas të trafikut rrugor si dhe mundësia e shkëmbimit të përvojave në këtë fushë, shkëmbimi i informacioneve dhe mundësitë në të ardhmen për hapa më praktikë në aspekt të forcimit të kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë përmes ndërlidhësve policorë dhe komunikimit elektronik.

Delegacioni i Policisë së Kosovës  vizitoi edhe në qendrën operative dhe komanduese të Policisë hungareze si dhe në Agjencinë për Mbrojtje të Institucioneve Publike. Në këtë rast u diskutua shkëmbimi i përvojave në këto fusha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori