LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 23° rain

Policia dhe akterët tjerë në Prizren apelojnë për kujdes nga zjarret

Policia dhe akterët tjerë në Prizren apelojnë për kujdes nga zjarret

Situata e zjarreve në Prizren është nën kontroll, ndonëse kujdesi duhet të shtohet, kanë bërë të ditur zyrtarët policorë dhe ata të emergjencave e zjarrfikësve, pas një takimi të zhvilluar të enjten.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, takimi me koordinatorin e AME-së dhe komandantin e Zjarrfikësve në Prizren është realizuar në kuadër të partneritetit institucional për siguri si dhe për organizim sa më profesional në incidentet e zjarreve, raporton Telegrafi.

Lidhur me këtë çështje, Policia ka bërë të ditur se vera karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.


“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aty është përkujtuar se reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim për secilin qytetar, raporton Telegrafi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren si dhe akterët tjerë apelojnë tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta. Bëjnë apel që të raportojnë çdo zjarr në: Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe  Shpëtimit në numrin e telefonit 193; Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit  192, Ndihmën e shpejtë, në numrin e telefonit  194”, thuhet në njoftim, teksa shtohet se zjarrvëniet e qëllimshme, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
I blenë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre, burri i Dafina Zeqirit kapet keq me komentuesit: Ejani ju adoptoj për një Golf 2

I blenë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre, burri i Dafina Zeqirit kapet keq me komentuesit: Ejani ju adoptoj për një Golf 2

Magazina
Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

Lajme
Abdixhiku: Po shihet qartë kush janë bllokuesit e seancës konstituive, kishte kuorum dhe kushte për votim të raportit

Abdixhiku: Po shihet qartë kush janë bllokuesit e seancës konstituive, kishte kuorum dhe kushte për votim të raportit

Lajme
Rusët e ‘fuqishëm’ të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë marrin nënshtetësinë serbe, shmangin sanksionet e kufizimet e udhëtimit

Rusët e ‘fuqishëm’ të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë marrin nënshtetësinë serbe, shmangin sanksionet e kufizimet e udhëtimit

Serbia
Krasniqi tregon

Krasniqi tregon "skenarin e LVV-së": Partia fituese nga zgjedhjet e shkurtit uzurpoi të drejtën Kushtetuese të deputetëve

Lajme
Kalo në kategori