Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 14:00 ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti.

263653767 326371182469260 5381010178952614068 n

Policia tashmë ka filluar kontrollet në hapësirat e stacionit, duke kontrolluar edhe autobusët që kanë qenë të vendosur në stacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i emergjencës dhe zjarrfikësit.

Telegrafi më herët ka raportuar lidhur me dyshimet për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë. /Telegrafi/

263354886 387536839836905 5105358218417196045 n

262232515 652373325769429 1192693784522852211 n

261931343 449139886589147 862619109091454263 n

262040207 1367349180375418 3313994509879222414 n

269691005 735766727811591 1788836292314031124 n

265724777 3298082400478503 1991348085652915743 n

267992789 615148769717690 2012617187874540260 n

268377978 457120262462187 460434558295263534 n