LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një të dyshuar për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë

Policia arreston një të dyshuar për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për grabitje në një pompë karburanti në  Komunën e Kamenicës.

Siç njofton policia, me 22 Qershor 2021 rreth orës 05:40, një punëtor i një Pompe të derivateve në Kamenicë lajmëron policinë se është grabitur nga dy persona të maskuar, njëri nga ta i armatosur me pushkë automatike.

Sipas ankuesit, atij nën kërcnimin e armës i kanë grabitur para nga arka, ku ai punon.


Policia, njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore përmes rrugëve operative kanë siguruar informcione të besueshme në bazë të të cilave është arrestuar i dyshuari L. L. (2000).

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

“Janë gjetë prova të qëndrueshme ,se ai së bashku me D. K. (1996) kanë kryer veprën penale “Grabitje”. Si provë material janë gjetë dhe sekuestuar arma automatike AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e “Grabitjes”, dy duksa dhe një palë pantollona farmerka”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari L. L. është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër D. K. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori