Policia arreston një person në Gjilan, ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka kanosur verbalisht edhe babain e viktimës, transmeton Telegrafi.
“Velekinicë, Gjilan 10.01.2021-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare njëherë e ka kanosur verbalisht edhe babain e viktimës mashkull kosovar”, bëhet e ditur në njoftim.
Policia njofton se personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































