LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një person në Gjilan, gjeti substanca narkotike në shtëpinë e tij

Policia arreston një person në Gjilan, gjeti substanca narkotike në shtëpinë e tij
Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi në shtëpinë e tij ka gjetur substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kryerjes së bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: tetë shishe të mbushura metadon 10 mg/1ml-ml100, tetëdhjetë e një shishe të zbrazëta 10 mg/1ml-ml100, 35 copa Ampula Diazepan 10ml/2ml, 295.5€ kesh para, 34 shiringa mjekësor, një telefon dhe një fletore me shënime”, thuhet në njoftim.


Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/