Njësiti i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë kryer sot një bastisje në Komunën e Zveçanit.

Bastisja është realizuar mëngjesin e sotëm ku dyshohet se në një depo kishte mallra të kontrabanduara.


Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani,  zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut.

"Bastisja ka përfunduar, dyshohet për mallra të kontrabanduara, pije alkoolike. Nuk ka të arrestuar", tha ai.

Ndryshe, policia në vazhdimësi po kryen operacione kundër kontrabandimit të mallrave./Telegrafi/