LAJMI I FUNDIT:

Policia me aksion në pesë lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë zjarri

Policia me aksion në pesë lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë zjarri
Arkiv

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka ndërmarrë një aksion, ku ka kontrolluar pesë lokacione të ndryshme në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni policia ka arritur të sekuestrojë pesë armë zjarri të llojeve të ndyshme.

“Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.


Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas,  në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

-Dy revole të tipit ZORAKI, të  kalibrit 7.65 mm,

-Një revole të tipit SIG SAUER, e  kalibrit 9 mm,

-Një revole të tipit CZ, e  kalibrit 9 mm,

-Një revole të tipit CZ, e  kalibrit 7.65 mm, si dhe

-Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori