Ky është momenti kritik, kur në mes të një udhëkryqi në Kinë, është hapur një gropë e madhe, vetëm pak çaste pasi asfalti është plasaritur në disa vende.

Me të parë të çarat, një polic është alarmuar dhe ka vendosur kone, për të bllokuar trafikun.


Kamerat e sigurisë, e kanë regjistruar shembjen, që ka ndodhur në qytetin Hangzhou, që ndodhet në provincën Zhejiang, kur rruga ishte përplot me vetura dhe kalimtarë.

Krateri prej dy metrash, që është hapur në mes të rrugës, nuk ka shkaktuar ndonjë aksident, fal intervenimit të policit që mbetet i paemëruar. /Telegrafi/