Polici Dustin Clinkscales kishte nisur ndjekjen e një veture pasi e kishte parë se ajo po bisedonte në telefon. Pasi iu afrua asaj ai pa përmes dritares se shoferja nuk është mirë dhe se një biskotë i kishte mbetur në fyt dhe gruaja kërkonte ndihmë.

Clinkscales e nxori gruan nga makina dhe shfrytëzoi një manovër të veçantë deri sa i liroi bllokimin gruas.


Gruaja e shpëtuar nga polici doli të jetë vajza e një prej policëve tjerë në Austin.

KVUE-TV raporton se vajza ka falënderuar policin përmes një letre. Vajza ka falënderuar përmes medieve policin që i shpëtoi jetën.