LAJMI I FUNDIT:

Polici i akuzuar për vrasjen e kolegut në Zllatar, shprehet se ndjehet i penduar për rastin tragjik

Polici i akuzuar për vrasjen e kolegut në Zllatar, shprehet se ndjehet i penduar për rastin tragjik

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore, i akuzuari Fatlum Mehmeti u dëgjua për vrasjen e policit L.H në Zllatar.

Mehmeti tha se ndjen keqardhje dhe është i penduar deri në fund të jetës për aktin tragjik që i mori familjes një djalë të dashur, Policisë një polic të devotshëm, dhe kolegëve një shok të shtrenjtë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ndihem shumë keq për këta që ka ndodh, jom i pendum deri në fund të jetës për aktin tragjik…”, ka deklaruar ai.


Ai shtoi se kishte borxh përjetësisht drejtësinë ndaj L., familjes së tij, familjes së tij, kolegëve dhe vetes, duke theksuar se asnjë dënim nuk mund të zëvendësonte dhimbjen dhe barrën e përgjegjësisë për vdekjen e tij.

“Unë e disha që diçka nuk është mirë, nuk është në terezi, i nijsha t’u bërtit, i pajsha t’u vrapu po nuk e disha çka është t’u u bo, edhe kom fillu me godit veten,” ka deklaruar i akuzuari Mehmeti.

Ndërsa, pas përfundimit të dhënies së dëshmisë, mbrojtësi i të akuzuarit Fatlum Mehmeti, avokati Labinot Buzuku, tha se pas konsultimit me të mbrojturin e tij dhe pasi që ka treguar ngjarjen në prokurori edhe këtu në gjykatë, do ta shfrytëzojë të drejtën që të mbrohet në heshtje pasi që këtu përfundon deklarimi i të akuzuarit për ngjarjen që ka ndodhur.

Lidhur me këtë, prokurori i rastit Arben Hoti  tha se prokuroria e ka parasysh këtë garancion procedural të të pandehurit në raport me dhënien e dëshmisë së mbrojtjes së tij mirëpo që ka vërejtje të thella në atë që ai deklaroi më herët kur tha se të ndjerit dhe familjes së tij ia ka borxh drejtësinë.

Prokurori tha se drejtësia për të ndjerin nuk bëhet duke iu shmangur pyetjeve të Prokurorisë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar mirëpo t’iu përgjigjet pyetjeve të trupit gjykues.

Ndërsa, mbrojtësi i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha tha se nuk dua të tingëllojë sikur po kemi nevojë me i parashtru pyetje e as si lutje me u përgjigj në pyetjet tona i akuzuari,

“Krejt çka duam është ta kuptojë ose të deklarohet se a po e përdorë të drejtën për të qëndruar i heshtur, a po e përdorë të drejtën për të mos u përgjigjur në pyetje të caktuara në të cilët e vë veten para turpit të rëndë apo thjesht është duke protestuar duke thënë se do të përgjigjem në pyetje të caktuara”, ka thënë Berisha.

Pas konsultimit të të akuzuarit Mehmeti me avokatin e tij Labinot Buzuku, tha se e shfrytëzon të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

Ndërsa, prokurori Arben Hoti tha se përsëri i propozon rikonstruimin e ngjarjes si dhe të ftohet në cilësinë e dëshmitarit instruktori i akademisë për siguri publike, i cili ka njohuri e ka ligjëruar pjesën e armëve të zjarrit, e i cili do të sqaronte rrethanat shumë të rëndësishme rreth sigurisë së kësaj arme dhe manovrimeve të manipulimeve që i akuzuari i ka bërë në natën kritike.

Lidhur me këto propozime, avokati Buzuku i ka kundërshtuar pasi që tha se nuk është kontestuese gjendja faktike.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ertan Sejfulla ka aprovuar propozimet e prokurorit Hoti, pasi që i akuzuari është deklaruar pjesërisht dhe ka gjëra të pasqaruara.

Ndryshe, i akuzuari  Mehmeti më 14 prill 2023 është deklaruar i pafajshëm se nga “dashja eventuale”  kishte vrarë policin L.H, në shkurt të 2022-ës, në një organizim shoqëror në Zllatartë Prishtinës.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 20 tetor 2022, Fatlum Mehmeti akuzohet se më 18 shkurt 2022, rreth orës 13:45, në sallonin e vilës në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta tani të ndjerin, pjesëtarin e Policisë së Kosovës, L.H.

Në këtë aktakuzë thuhet se gjatë një ndeje që ishte organizuar nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës së Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ku prezent kanë qenë pjesëtarët e PK-së: Florent Ahmeti, Gëzim Tahiri, Ilir Salihu, Bleart Misiri, ElitThaqi, Enis Imeri, Artan Morina, Astrit Zabërgja, Ron Aliu, Arian Menxhiqi, Adis Berisha, Xhafer Berisha, Valdet Rrahimidhe Ali Ahmeti, i akuzuari Fatlum Mehmeti i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, në prezencën e personave të lartcekur, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani i ndjeri L.H dhe përreth kolegët e tij.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka nxjerrë armën nga beli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohet që ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkakton një të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin L.H. në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakton plagë vdekjeprurëse.

Andaj, me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje me dashje eventuale” nga neni 172 lidhur me nenin 21 par.3 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori