LAJMI I FUNDIT:

Policet e Dubait patrullojnë me Bugatti Veyron që lëviz me 407 km/h, kurse meshkujt i lusin që të mos u vihen pas (Foto/Video)

Policet e Dubait patrullojnë me Bugatti Veyron që lëviz me 407 km/h, kurse meshkujt i lusin që të mos u vihen pas (Foto/Video)

Jo në shumë vende të botës kemi rastin të shohim policinë duke vozitur vetura të markës “Bugatti Veyron” apo “Ferrari FF”.

Megjithatë, një situatë e tillë është plotësisht normale në Dubai, ku policia është certifikuar nga libri i rekordeve Guiness, për faktin se posedojnë veturat më shpejta, transmeton Telegrafi.

Flota e veturave luksoze mund t’iu duket e çuditshme, por një panoramë e tillë përshtatet mirë në Dubai.


Në këtë qytetet veturat “Bentley” dhe “Rolls-Royce” janë të larë në flori, dhe është shumë normale që policia ka në dispozicion super vetura.

“Bosi” i këtyre veturave është “Bugatti Veyron” i cili shpejtësinë maksimale e ka 407 kilometra në orë.

Motori i tij mund të prodhojë deri në një mijë kuaj fuqi, kurse vetëm 2.5 sekonda i nevojiten që shoferin ta mbështet për karrige.

Deri më tani rekordin për veturat më të shpejta në botë e mbante policia italiane që vozitin “Lamborghini”, që kap shpejtësinë maksimale prej 370 kilometra në orë.

E veçanta e këtyre veturave dhe këtij vendi është se këto vetura i vozitin policet. /Telegrafi/