Diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente, por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një debat televiziv ku ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, që ka nisur më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator.
“Të gjitha ata janë qytetarë tanë, pavarësisht nëse jetojmë brenda apo jashtë vendit. Ata do të përfshihen në regjistrim, por ka një dallim të qartë mes tyre. Do të kemi popullatë rezidente dhe jorezidente. Jorezidentë do të jetë të gjithë ata të cilët për më shumë se një vit jetojnë jashtë vendit dhe kjo është shumë e qartë”, ka theksuar Zaev.
Sqarimi i tij vjen pas debateve të shumta, por edhe dilemave sesa banorë ka Maqedonia e Veriut, e cila nuk e regjistruar popullsinë që nga viti 2002.
Sipas të dhënave të këtij regjistrimi, vendi numëron rreth dy milion banorë, prej të cilët rreth gjysmë milioni apo afër 25 për qind janë shqiptarë.
Reagimet që kryesisht vinin nga opozita maqedonase kishin të bënin me pretendimet e tyre se në regjistrimin e popullsisë, pushteti do të përfshijë edhe popullatën jorezidente me çka sipas tyre do të ndryshohej struktura etnike e popullsisë, në favor të asaj shqiptare.
Kreu i partisë maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha se i vjen mirë që kryeministri Zoran Zaev më në fund pranoi vërejtjen e opozitës që diaspora nuk duhet të përfshihet në numrin e përgjithshëm të popullatës rezidente.
Ai, por edhe kryeministri Zaev, thanë se Enti i Statistikës do të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare, përkatësisht Eurostat-it, i cili përcakton qartë modalitetet mbi regjistrimin e popullsisë.
“Kjo është ajo për të cilën ne flisnim gjithë kohën. Me vjen mirë që më në fund edhe kryeministri e thotë atë për të cilën ne po flasim tani një vit. Pra, popullatë rezidente është ajo që jeton brenda vendit dhe ajo do të përfshihet në regjistrimin e popullsisë ndërsa jorezidentë janë gjithë ata të cilët për më shumë se një vit jetojnë jashtë vendit”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Ndërkaq Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës, tha se Maqedonia e Veriut po e regjistron të gjithë popullsinë. Sipas tij, sikur të mos përfshihej në numrin e përgjithshëm, atëherë diaspora fare nuk do të regjistrohej.
“Në bazë të ligjit ne e kemi për obligim të nxjerrim numrin e përgjithshëm të popullatën rezidente, numrin e përgjithshëm të popullatës jorezidente dhe numrin e përgjithshëm të të regjistruarve. Nëse nuk do të hynte në numrin e përgjithshëm të popullatës, atëherë pse ne do të regjistronim diasporën. Pra, sipas ligjit, popullata rezidente dhe ajo jorezidente përbëjnë numrin e përgjithshëm të popullatës. Ne si Ent i Statistikës nuk bëjmë politikë, pra i mbetet politikës dhe partive politike sesi do ta bëjnë këtë”, ka deklaruar Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës duke theksuar se regjistrimi po zhvillohet me disa probleme të vogla teknike, por që po evitohen me kohë.
Për probleme të tilla ka folur edhe kryeministri, Zoran Zaev, por ai ka konfirmuar informacionet jozyrtare se bëhet fjalë për sulme hakerësh ndaj sistemit elektronik të regjistrimit.
“Është e vërtetë se ka probleme, kemi pasur sulme serioze hakerësh. Po përgjigjemi me mekanizma mbrojtës dhe regjistrimi po rrjedh. Kjo ndodh edhe në vende tjera, dikush dhe nga brenda bën gjëra të tilla, pasi dikush u jep të dhënat për të sulmuar sistemin. Por, besoj se ky proces do të përfundojë me sukses. Deri tani kemi arritur të regjistrojmë mbi një milion njerëz”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev.
Rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut pritet të publikohen në janar të vitit 2022./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës