LAJMI I FUNDIT:

Pogba i hapur për të luajtur me Mbappen sezonin e ardhshëm

Pogba i hapur për të luajtur me Mbappen sezonin e ardhshëm

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka mirëpritur idenë për të luajur së bashku me bashkëlojtarin e tij te Franca, Kylian Mbappe, sezonin e ardhshëm.

Superyllit francez i skadon kontrata me Unitedin gjatë verës dhe është i lirë të zgjedhë ekipin e tij të ri në çdo fazë.

Tani në detyrën ndërkombëtare me Francën, Pogba foli për të ardhmen e tij dhe lidhjet me Real Madridin, ku Mbappe gjithashtu ka të ngjarë të lëvizë si lojtar i lirë këtë verë.


Mbappe i thotë Pogbas se është i ngopur me situatën te PSG
Lexo po ashtu Mbappe i thotë Pogbas se është i ngopur me situatën te PSG

Pogba ka folur edhe në lidhje me lojën e mundshme me Mbappen në nivel klubi, duke e lënë të hapur mundësinë.

“Pse jo? Është gjithmonë mirë të luash me shokët e skuadrës si për kombëtaren e Francës ashtu edhe për klubin tënd”, ka thënë Pogba për Le Figaro.

Pogba do ta lejojë skadimin e kontratës dhe pastaj të vendos për klubin e ardhshëm
Lexo po ashtu Pogba do ta lejojë skadimin e kontratës dhe pastaj të vendos për klubin e ardhshëm

Megjithatë, ende nuk dihet asgjë në lidhje më të ardhmen e dy yjeve francezë dhe afati kalimtar i verës pritet të sqaroj gjithçka.

Pogba ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Juventusin dhe Paris Saint-Germain vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori