Rreth librit Shëtitja nëpër Srebrenicë, boim i Sh. B. Armagedoni (2021)
Nga: Faruk Šehić
Përktheu: Fadil Bajraj
Këtë përzgjedhje (Shëtitja nëpër srebrenicë) që e ka bërë Fadil Bajraj paraqet përzgjedhjen nga tre librat e mi, ndërsa Berlinologjia e Auslanderit është nga dorëshkrimi i pabotuar mbi Berlinin.
Këtu janë poezitë nga librat Hit depo (2003), Transsarajevo (2006) dhe Moje rijeke (2014). Janë të renditura në mënyrë kronologjike ashtu siç janë paraqitur në libra. Bëhet fjalë për poezitë që tematizojnë në përgjithësi një spektër të tërë të temave dhe motiveve, por që mund të veçohen disa qendrore, siç janë: lufta, jeta në shoqërinë postapokaliptike dhe natyra si kontrabalans i luftës dhe postapokalipës.
Disa prej këtyre poezive i kam shkruar pothuajse tekstualisht ashtu që kur zgjohesha, sikur një dorë gjigante të më nxirrte nga gjumi dhe të më detyronte të shkruaja poezi për miqtë e mi të vrarë në luftë. Disa janë përpjekje për ta kapur spleenin e Sarajevës së rrënuar që në vete kishte më shumë energji jetësore në vitin 1996 se sa që ka sot.
Këtu janë edhe poezitë që kanë të bëjnë me kulturën e kujtesës, në të vërtetë ato luftojnë kundër harresës. Roli im, në mesin e të shumtëve, është që t’i kujtoj edhe gjërat, të cilat njerëzit i zbythin për arsye të ndryshme, dhe shpesh ajo zbythje është rezultat i një politike krejtësisht racionale që dëshiron të relativizojë krimin e bashkëkombasve të vet në mënyrë që të gjithë të paraqiten të njëjtë dhe të barabartë në krim.
Ka kohë që nuk jam më në gjendje të shkruaj poezi çfarë janë përfshirë në këtë përzgjedhje, nëse i përjashtoj poezitë nga Moje rijeke dhe Auslenderska berlinologija, të cilat detyrimisht janë poezi në prozë, pa formë strikte që dikur në fillimet e mia poetike aq shumë e gjakoja. Kjo është për shkak se kam kaluar në prozë dhe fjalia është rrobë në të cilën ndihem shumë komod.
Poezi shkruajnë të gjithë ndërsa çmimi dhe vlera e saj ka devalvuar qysh moti, të njëjtën gjë do ta thonë romansierët dhe ata që shkruajnë tregime. Mendoj se poezi duhet shkruar rrallë, sa më pak. Për të qenë në gjendje të botoj një libër me poezi duhet të kalojë një kohë e gjatë deri sa të bindem se dorëshkrimi është i denjë për botim. Natyrisht, kjo vlen sall për mua, për poetë të tjerë vlejnë rregullat e tyre, e letërsia është hapësirë e lirisë dhe demokracisë absolute.
Gëzohem që poezia ime do të gjej rrugën e vet në gjuhën shqipe dhe bash po më intereson se si do të tingëllojë në një gjuhë të re, në të cilën më parë nuk ka qenë e përkthyer, sepse secili përkthim është ngapak edhe libër i ri dhe i ndryshëm.
Në fillim kur shkruaja poezi ato ishin të shkurtra, thelbësore dhe të drejtpërdejta. Doja që ato të jenë të qarta dhe precize, e metaforat e tyre të jenë të dëshmuara nga përvoja ime jetësore që tejkalojnë numrin e viteve të mia. Ato poezi ‘të vjetra’ e kanë mbijetuar kohën kur janë shkruar dhe ato ende po e gjejnë lexuesin e tyre. Shpresoj se ndonjë varg të mbetet në kujtesën e lexuesit në gjuhën shqipe. Për poetin dhe vargjet e tij ky do të ishte një shpërblim i madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm