Në kuadër të projektit “Furnizim me pajisje për bletë”, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e 17 duplikatorëve elektrik 120l për fermerët përfitues.

Komuna e Podujevës njofton se gjatë procesit të shpërndarjes mori pjesë edhe drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti e cila uroi fermerët përfitues.


“Uroj që duplikatorët elektrikë të iu ndihmojnë në përmirësimin e punës tuaj, rritjen e prodhimit të mjaltit dhe në shpërndarjen më të mirë të ushqimit” përfundoi Hoti.

470489328 908647278117208 8377618161986103080 n

470207113 908647014783901 5720959465162757851 n

470178849 908647018117234 8946145116843256041 n