Kuvendi Komunës së Podujevës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin e projektit për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës dhe implementimi përmes Klauzolës për Investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë
Kuvendi i Komunës së Podujevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të cilën e kryesoi Mehmet Gashi- kryesues i Kuvendit, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Agim Veliu, përfaqësues të kompanisë ÖSTAP, përfaqësues të Kompanisë publike “Pastrimi” dhe drejtorët e ekzekutivit të Komunës.
Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar propozimi i vendimit të projektit për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës dhe implementimi përmes Klauzolës për Investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë; propozimi i vendimit për destinimin e paluajtshmërive për ndërtimin e Impiantit për trajtim biologjik të ujërave të zeza në fshatin Orllan, Komuna e Podujevës dhe është prezantuar raporti i Auditorit të Pavarur për Pasqyrat financiare të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave
“Pastrimi”.
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës foli drejtori Avni Fetahu, i cili ishte pjesë e procesit në realizimin e procedurave gjatë hartimit të projektit si u.d. i drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për komunën tonë, tani kur rrjeti i kanalizimit është shtrirë pothuaj në të gjitha vendbanimet. Realizimi i këtij projekti do të jetë i rëndësisë së veçantë, meqë mundëson grumbullimin e ujërave të zeza nga tërë territori i komunës sonë e me këtë edhe ruajtjen e ambientit”, tha drejtori Fetahu.
Ky projekt në vlerë prej 5.3 milionë euro realizohet përmes Soft Loan kredi, për trajtimin e ujërave të zeza. Ndërsa, komponentë kryesore të projektit janë grumbullimi i ujërave të zeza dhe trajtimi i mëvonshëm i tyre përmes impiantit.
Me diskutimet e tyre realizmin e këtij projekti e përkrahën dhe mirëpritën këshilltarët e të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, u shpreh i kënaqur me përkrahjen që i dhanë këshilltarët vendimit për projektin e ndërtimit të kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe implementimi përmes Klauzolës për Investime, sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë.
“Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza është ndër projektet më të rëndësishme gjatë këtij mandati, ngase përmes realizimit të tij ujërat e zeza do të largohen nga lumenjtë tanë. I falënderoj të gjithë asamblistët për mbështetjen e dhënë, po ashtu falënderoj edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Austrisë, si dhe kompaninë ÖSTAP, e cila ishte partnere e Komunës për hartimin e këtij projekti”, tha kryetari Veliu.
Kuvendi, pa asnjë votë kundër, votoi vendimin e projektit për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës dhe implementimi përmes Klauzolës për Investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë.
Në mbledhjen e sotme Kuvendi gjithashtu në mënyrë unanime miratoi vendimin për destinimin e paluajtshmërive për ndërtimin e Impiantit për trajtim biologjik të ujërave të zeza në fshatin Orllan, Komuna e Podujevës.
Kuvendi debatoi edhe për raportin e Auditorit të Pavarur për Pasqyrat financiare të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker