Komuna e Podujevës është e gatshme që nga dita e hënë t’i hapë dyert e shkollave për nxënësit e kësaj komune. Por sfiduese për këtë komunë pritet të mbetet dezinfektimi i hapësirave shkollore çdo ditë ashtu siç ka paraparë ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe ajo e Shëndetësisë.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari thotë se telashe për zbatimin e masave do të kenë më shumë në shkollat në qytet ku numri i nxënësve është më i madh, por siç thotë ai tashmë dezinfektimin është bërë dhe shenjat për distancë i kanë vendosur.
Me qëllim që të bëhet dezinfektimi i hapësirave shkollore, Rudari për KosovaPress thotë se kanë shikuar mundësinë e një kontrate tjetër me një operator me qëllim që të bëhet dezinfektimi i shkollave.
“Sigurisht që kemi bërë planifikime që klasat e mëdha të ndahen në dy grupe dhe të shkurtohet koha, ora nuk do jetë 45 minuta, do të jetë më e shkurtër, por nuk do të ketë më shumë se 15 nxënës ashtu siç kërkojnë rekomandimet. Problem i veçantë do të jetë dezinfektimi i vazhdueshëm siç kërkohet me udhëzimet e ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë, sepse komunat do ta kenë të pamundur që ta zëmë komuna e Podujevës i ka mbi 70 mijë metra katrorë hapësira shkollore dhe ajo kushton që çdo ditë të dezinfektohet kushton bukur shumë. Ne do të kemi një kontratë me një operator që bënë dezinsektimi, dezinfektimin dhe deratizimin, por kemi shikuar mundësinë që të bëhet një kontratë e veçantë vetëm më dezinfektimin e hapësirave”, tha Rudari.
Derisa thotë se gjendja me COVID-19 në Podujevë tashmë ka nis të stabilizohet, nënkryetari i kësaj komune i cili tashmë është duke e ushtruar detyrën e kryetarit, thotë se janë duke u munduar të sigurojnë buxhet shtesë për të blerë teste serologjike si komunë.
Por sipas tij përveç blerjes së këtyre lloj testesh, duhet të bëhen edhe përgatitjet në laboratorin mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.
“Më duket se deri tani për testet serologjike është 1 laborator i certifikuar dhe licencuar dhe ku po bëhen, dhe prapë ky testi i shpejtë dhe kryesor prapë ka mbetur barrë e QKMF-së që merren mostrat dhe dërgohen në IKSHPK…Sigurisht që jo të gjitha komunat do ta kenë këtë mundësi e kemi biseduar dhe jemi duke insistuar që të sigurojmë buxhet shtesë që laboratori i mjekësisë familjare në Podujevë e që është i pajisur mirë dhe disa laborantë veç se kanë qenë në Prishtinë për trajnime 1 ose 2 ditore që të fillojmë edhe ne me QKMF të fillojmë me këto shërbime…Besoj që nuk do të jetë problem vetëm aspekti financiar sepse komuna është e gatshme të ndaj buxhet, por janë edhe përgatitjet e laboratorit dhe të personelit që duhet të trajnohen në Prishtinë për të kryer këto testime”, tha Rudari.
Në këtë kohë pandemie, në disa fshatra të komunës së Podujevës janë mbyllur Qendrat e Mjekësisë Familjare. Këtë veprim u.d. të kryetarit të kësaj komune e arsyeton duke thënë se stafi mjekësor i këtyre QMF janë zhvendosur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me qëllim që të ofrohen më shumë kapacitete për t’u dalë në ndihmë pacientëve me COVID-19.
Ai po ashtu thotë me stabilizimin e situatën me COVID-19, këto QMF do të rihapen.
“Në mënyrë që QKMF-ja në Podujevë të jetë me kapacitet të plotë për t’u ndihmuar këtyre pacientëve, ne i kemi zhvendosur një pjesë të personeli nga terren ku kemi vlerësuar ku statistikat tregojnë se ka pasur më pak kërkesa për shërbime për t’i sjell në QKMF dhe të jepen të gjitha shërbimet. E thash një prej arsyeve ka qenë edhe alokimi i katër ekipeve në pikën doganore në Merdare e që unë vlerësoj dhe e kam shprehur edhe në takime që ka qenë barrë e papërballueshme për QKMF që me katër ekipe të punoj me muaj të tërë e vetmuar pa mbështetje nga komunat tjera….Sigurisht ato vetëm përkohësisht e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre në QKMF, por kryesisht kanë qenë ambulantë që kanë qenë me frekuentim më të vogël”, tha ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arben-fetai-380x233.png)
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe