Mauricio Pochettino po raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Chelsean.
Agent Edward zbuloi se ish-trajneri i Tottenham është duke diskutuar detajet e fundit me Blutë dhe së shpejti do të preznaothet si strategu i tyre i ri.
Trajneri 50-vjeçar është i papaunë që kur u shkarkuar nga Paris Saint-Germain në korrik të vitit 2022.
Pochettino drejtoi Spurs për pesë vjet përpara se të shkarkohej në vitin 2019, vetëm disa muaj pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve.
Harry Kane shpërtheu nën drejtimin e argjentinasit, dhe ai mund të thyej zemrat e tifozëve të Spurs nëse vendos të ribashkohet me anglezin.
Chelsea ka nevojë urgjente për një golashënues, me nënshkrimin e verës, Pierre-Emerick Aubameyang që ka shënuar vetëm një herë në Ligën Premier këtë sezon.
Kanes i skadon kontrata me Spurs në verën e vitit 2024.
Duke shikuar nga disa lojtarë që tani posedon Chelsea dhe me disa transferime në verë, mund të shikoni se si mund të rreshtohet ekipi nën urdhrat e tij. /Telegrafi/