LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: Juventusi klubi i madh, duhet ta meritojmë fitoren

Pochettino: Juventusi klubi i madh, duhet ta meritojmë fitoren
TURIN, ITALY - FEBRUARY 12: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur speaks to the media during the press conference at Allianz Stadium on February 12, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka thënë se nuk mund të krahasohen me Juventusin, pasi ata kanë fituar gjithçka. 

Ai ishte i pranishëm në konferencë për shtyp, ndërsa ka folur për shumë gjëra.

“Mendoj që Juventusi është klubi i madh, klub shumë i madh. Nuk mund të krahashohemi me Juventusin, Juventus ka fituar gjithçka në historinë e tyre dhe në tre sezonet e fundit kanë arritur dy finale të Ligës së Kampionëve”.


“Tottenhami ka një skuadër të re, po ndërton një projekt të mirë, por mendoj që është e pamundur të krahasohet historia e Juventusit me Tottenhamin”.

Mauricio Pochettino, trajner i Tottenham Hotspur. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Natyrisht, ëndrra jonë është ta arrijmë nivelin e Juventusit’.

Pochettino ka folur edhe për prejardhjen e tij italiane dhe ndeshjen që do të zhvillohet nesër.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtë, hera e parë pas 45 vitesh. Kam dëgjuar për Torinon dhe Virle Piemonte, fshati i vogël nga i cili gjyshi im u largua drejt Argjentinës”.

“Jam shumë i entuziazmuar, por fokusi mbetet në ndeshjen e nesërme, që të jemi garues”.

Pochettino dhe Kane

“Duhet të jemi trima, do të provojmë të fitojmë, por natyrisht me respekt të madh ndaj kundërshtarit. Për mua është një ndeshje që duhet të kënaqem”.

“Do të kënaqemi me ndeshjen, dhe natyrisht ne duhet të tregojmë se meritojmë të kalojmë tutje”.

“Duhet të luajmë shumë mirë dhe të provojmë të shënojmë, që do të jetë shuam e vështirë kundër tyre”, ka thënë Pocchettino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori