Po zhvillonin gara të shpejtësisë në Gjilan, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro

Policia e Kosovës vazhdon me masa të rrepta për parandalimin e aksidenteve dhe kundërvajtjeve në trafikun rrugor.
Njësitet Patrulluese dhe Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë fundjavës, kanë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 400 eurosh secila, duke shoqëruar edhe me katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalimit të drejtimit të automjeteve për një periudhë prej 10 muajsh.
Gjoba u vendosën ndaj dy kundërvajtësve të cilët u kapën duke zhvilluar gara shpejtësie me automjete.
Përveç këtyre rasteve, gjatë fundjavës janë shqiptuar edhe 12 gjoba të tjera kundërvajtëse, të shoqëruara me masa të përkohshme të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.
Këto masa janë marrë ndaj drejtuesve të automjeteve të cilët janë kapur duke:
Drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit,
Kryer tejkalime të rrezikshme në vijë të plotë,
Tejkalur shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes,
Shkelur rregulla të tjera të përcaktuara nga ligji për trafikun rrugor.
Policia apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, duke theksuar rëndësinë e:
Uljes së shpejtësisë,
Mos përdorimit të telefonit gjatë vozitjes,
Vendosjes së rripit të sigurimit,
Kujdesit ndaj këmbësorëve,
Respektimit të sinjalistikës rrugore dhe semaforëve.
Masat e shtuara synojnë parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë