Po voziste motoçikletën në korsinë e tij, kur befasisht nga kthesa e madhe i shfaqet para syve një kamion gjigant nga i cili shpëton për një fije floku (Video)

5:"Burim
Një video e postuar së fundmi në internet ka shokuar shumë njerëz në mbarë botën, për faktin se si për një fije floku arrin t’i shpëtoj vdekjes së sigurt.
Një burrë i cili po ngiste motoçikletën në një rrugë në Karmartenshir në Wales, mbeti i habitur kur para tij u shfaq një kamion i cili po lëvizte në drejtim të tij, transmeton Telegrafi.
Sipas videos së publikuar, shoferi i kamionit duket se kishte ngatërruar korsitë dhe kështu voziste në korsinë në të cilën po lëvizte motoçiklisti, që në sekondat e fundit i shpëton shtypjes së kamionit.
Nuk dihet nëse shoferi i kamionit ishte i dehur apo thjesht kishte ngatërruar korsinë, sidoqoftë, për fat të mirë askush nuk është lënduar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































