Site icon Telegrafi

Po voziste biçikletën dhe po sulmonte njerëzit – një burrë plagosi 11 persona në 7 lokacione në Nju Meksiko

Një burrë që po voziste një biçikletë ka goditur 11 persona të tjerë me thikë në një seri sulmesh të rastësishme ndërsa po kalonte nëpër Albuquerque të dielën pasdite.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi i çuditshëm pa të dyshuarin e paidentifikuar të sulmonte viktimat e tij teksa pedalonte nëpër Wyoming dhe Central Avenues të qytetit të Nju Meksiko.

Policia në Albuquerque ka thënë se po heton shtatë skena të ndryshme në të gjithë zonën.

Ata shtuan se të gjitha viktimat janë në ‘gjendje stabile’ edhe pse dy janë në gjendje kritike.

Më pas ai është marrë në paraburgim, por nuk janë dhënë detaje mbi sulmuesin.

Siç vënë në pah mediat, raporti i parë për një goditje me thikë ka ndodhur në orën 11:15.

Rreth një orë më vonë, në orën 12:12, policia mori një tjetër telefonatë të një viktime e cila u godit me thikë në krah – telefonata që vazhduan kohë pas kohe duke raportuar për një incident të ngjashëm. /Telegrafi/

Exit mobile version