Gjykatësja Lumnije Krasniqi, prokurorja Ajshe Ferati, si dhe avokati Durim Osmani, janë përfshirë në diskutime të ashpra ndërmjet vete, në seancën e së mërkurës, në gjykimin ndaj të akuzuarit për mashtrim, Fadil Vllahiu.
“Ti po rren”, “paske ardh mu myt me sakica me neve”, “mos bërtit o zoj, se s’jom ka t’u tutna”, e fjalë të tjera e kanë përshkuar këtë seancë, që në fund i ka kushtuar me gjobë prej 500 euro, avokatit Osmani.
Ky lloj diskutimi ka nisur në kohën kur avokati Osmani, i është drejtuar prokurores Ferati, me fjalën “po rren”, derisa ajo po parashtronte pyetje për të akuzuarin, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas një gjuhe të tillë të avokatit Osmani, ka reaguar prokurorja Ferati, e cila i është drejtuar gjykatëses Krasniqi, duke kërkuar që ky veprim i avokatit të futet në procesverbal.
“Gjatë shtruarjes së pyetjes nga ana ime si prokurore në këtë çështje penale ndaj të pandehurit, mbrojtësi i tij më është drejtuar tri-katër herë me fjalët ‘po rren prokurore’, ku unë jam detyruar të shkojë te gjyqtarja ta hapi faqen ku i pandehuri ka dhënë deklaratë dhe kur gjyqtarja e ka parë se e kam parashtruar pyetjen, ashtu siç është deklaruar, vetë i pandehuri, mbrojtësi i tij prapë mu ka drejtuar me fjalën po rren, ku unë jam detyruar, e gjithashtu edhe gjyqtarja e ka shikuar dhe vetë e ka lexuar se unë pyetjen e kam shtruar, ashtu siç ka thënë i pandehuri në polici”, ka thënë prokurorja Ferati.
Mirëpo, këtë e ka kundërshtuar avokati Osmani, i cili ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“Nuk është e vërtet gjyqtare, thash në mënyrë të rreme po i citon”, ka thënë avokati Osmani.
Por, prokurorja Ferati ka kërkuar nga gjykatësja që ndaj tij të ndërmerren masa ligjore, duke propozuar ndërprerjen e kësaj seance.
“Andaj kërkoj nga kjo gjykatë që të merren masa ndaj të njëjtit sepse gjatë gjithë këtij procesi gjyqësor ka qenë nën nivel duke përdor edhe fjalë të ndyta “M*t” në seancat e mëhershme. Kërkoj nga gjykata të ndërmerren masa dhe kërkoj që të ndërpritet ky gjykim edhe me kësi mbrojtës është e pamundshme me u vazhdu puna e mëtejme”, ka thënë prokurorja Ferati.
Lidhur me këtë, gjykatësja Krasniqi ka reaguar duke iu drejtuar avokatit Osmani, se ai do t’i bartë pasojat e këtyre veprimeve dhe se asnjëherë gjatë karrierës së saj, siç ka thënë ajo, nuk kishte hasur në raste të tilla.
“Ti ke drejt me rimarr në pyetje e s’ki drejt me u përzi çka je tu bo, e jo me jep vërejtjen me than po rren prokurorja. Ti the po rren. Qe 5 vjet gjykoj kurrë nuk më ka ra rasti sikur me ty, e po i thu vetit profesionist. Qeta që ki me thonë, thuaje si njeri. Qetash ti ki me i pa pasojat e sjelljeve tua, boll të kena duru se që 100 herë je tu bo qeshtu, ke fol fjalë të ndyta qetu e din çka ke fol. Rrena me brina nuk është veç qashtu qysh the ti. Derisa, e ke marr klientin tanë kërkush nuk t’u ka përzi. Ti je ardh këtu me sakica me u mytë me neve”, ka thënë gjykatësja Krasniqi.
Avokati Osmani, ka reaguar duke i thënë gjykatëses se prokurorja Ferati kishte ofenduar të mbrojturin e tij gjatë këtij gjykimi.
“E ka ofendu njërin ne proces tanin gjyqtare edhe është e vërtetë”, ka thënë ai.Më pas, prokurorja Ferati me ton të lartë i është drejtuar avokatit Osmani, duke i thënë atij që një sjellje e tillë ishte e palejuar.
“Edhe ku me ditë çka me te ofendu edhe me të thonë t’i s’ki drejt mu sjell kështu”, ka thënë prokurorja Ferati.
Për këtë, avokati Osmani ka kërkuar nga prokurorja që të mos bërtas, me arsyetimin se ai nuk kishte frikë nga ajo. “Mos bërtit zoj. Mos bërtit se nuk jom ka të tutna oj zoj”, ka reaguar më pas avokati Osmani.
Në rrethana të tilla, gjykatësja Krasniqi i ka shqiptuar gjobën prej 500 euro avokatit Osmani, me arsyetimin se ai ka bërë shkelje gjatë kësaj seance.
Pas kësaj, prokurorja Ferati ka kërkuar që të ndërpritet seanca pasi nuk është në gjendje të veprojë pas këtyre fjalëve, i cili propozim është aprovuar nga gjykatësja Krasniqi, dhe se të njëjtit janë njoftuar se për seancën e radhës do të ftohen me ftesa të rregullta.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 18 dhjetor 2014, kishte ngritur aktakuzë ndaj Fadil Vllahiu për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 261, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPK-së. Ai akuzohet se me qëllim që vetës t’i sjell përfitim të kundërligjshëm material me fshehjen e fakteve në muajin prill të vitit 2012, në Prishtinë ka lidhë kontratë mbi shitblerjen e lokalit “Urata VII sh.p.k”, me sipërfaqe 50m2, i cili gjendet në Prishtinë, konkretisht në rrugën “UÇK”.
Në aktakuzë thuhet se këtë kontratë e ka lidhur me personin Rafet Svishta edhe pse më parë më 31 maj 2011, lokali i lartcekur në bazë të kontratës në mes të Kompanisë Supermarket “Urata VII sh.p.k”, të cilin e përfaqësonte Rexhep Sejdiu dhe tani të dëmtuarit Abdylhamid Rrmoku, i është dhënë të dëmtuarit me qira për periudhën kohore për 96 vite, për shumën prej 50.000 euro, të cilën tani i dëmtuari më 6 qershor 2011, i ka deponuar-paguar në xhirollogarinë e Rexhep Sejdiut, e për nevoja të Fadil Vllahiut. /Betimipërdrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?