Site icon Telegrafi

Po raportonte për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit, gazetari i Al Jazeera heq jelekun antiplumb dhe helmetën

Anas al-Sharif gazetari i Al Jazeera ka hequr jelekun antiplumb si dhe helmetën, derisa po raportonte dhe njoftonte për armëpushimin e arritur mes Hamasit dhe Izraelit.

Lufta në Gaza ishte më vdekjeprurësja për gazetarëve – me 160 të vrarë sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, transmeton Telegrafi.

“Më në fund mund ta heq helmetën që më ka lodhur tërë kohën”, tha Sharif derisa ishte i shoqëruar nga turma që brohorisnin.

Në video gazetari duket i gëzuar për arritjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, ku nga kjo luftë humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz.

Në anën tjetër, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar Joe Biden dhe Donald Trump që ndihmuan në arritjen e kësaj marrëveshje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version