LAJMI I FUNDIT:

Po raportonte direkt nga Ukraina, momenti kur afër gazetarit shpërthen raketa

Po raportonte direkt nga Ukraina, momenti kur afër gazetarit shpërthen raketa

Një raketë ka shpërthyer dhjetëra metra larg gazetarit, i cili po raportonte direkt nga Ukraina, shkruan Nexta.

Thuhet se bëhet fjalë për një gazetar francez i cili po lajmërohej nga qyteti Kramatorsk në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, gazetari e as kameramani nuk kanë pësuar lëndime nga ky shpërthim që ndodhi shumë afër tyre.


Kujtojmë që në një sulm raketor në lindje të Ukrainës që e kryen ushtria ruse, janë shkatërruar objekte banesore në qytetin Druzhkivk në rajonin e Donetskut.

“Pushtuesit rusë nga fillimi i luftës kanë shkatërruar mijëra objekte”, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

E nga një sulm të kryer nga ukrainasit me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, janë vrarë qindra ushtarë rusë, shumica prej të cilëve ishin pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar Wagner.

Bëhet fjalë për një shkollë që rusët e përdorën për të strehuar qindra ushtarë, kurse edhe vetë Kremlini e pranoi se ka ndodhur ky sulm – duke tentuar të zvogëlojnë numrin e viktimave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit

Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit "më të pakontaktuar” në botë dhe prerësve të drurëve në pyjet e Amazonës

Botë
Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Amerika
SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

Botë
Kalo në kategori