Ky është momenti kur shoferi i një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe, ngjitet në karrotrecin e parkuar në skaj të rrugës dhe fluturon 36 metra dhe përplaset në asfalt.
Policia në Georgia të SHBA, ka konfirmuar se 21-vjeçarja ishte lënduar kur fluturoi me veturë në autostradën 84, por që mrekullisht i mbijetoi më të keqes, transmeton Telegrafi.
Kamerat e vendosura në uniformat e policisë, që ishin telefonuar për një aksident trafiku dhe po qëndronin në skaj të rrugës, kanë kapur momentin dramatik.
Pasi e panë se çfarë ndodhi, vrapuan për ta ndihmuar shoferen që u dërgua në qendrën mjekësore në jug të Georgia.
Policët kanë tentuar ta pyesin gruan se çfarë e nxiti të bëjë atë veprim, por dhimbjet e mëdha në pjesë të ndryshme të trupit ia pamundësuan të flasë.
Përplasja ishte aq e fuqishme, sa që shihet sesi vetura copëtohet derisa bie në asfalt pas fluturimit si në filma aksion të Hollyëood-it. /Telegrafi/