Po kontrollonte paratë e deponuara, has në 700 euro që dyshohet të jenë falsifikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për në rast “falsifikim të parasë” që ka ndodhur në Prishtinë.
Ankuesi ka raportuar në polici se gjatë kontrollimit të parave të deponuara në bankë ka hasur në 701.50 euro që dyshohet se janë falsifikuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave të deponuara, kanë hasur në para të falsifikuara : 1x500, 1x100, 42x2, 17x1 dhe 1x0.50. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit ndërsa, të gjitha paratë e falsifikuara janë konfiskuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































