Po kërkoni një test për coronavirusin? Kjo është arsyeja pse doktorët nuk do t’jua bëjnë

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, mjekët po transmetojnë të njëjtin mesazh: “Jo të gjithë ata që duan një test do ta marrin atë”
“Nëse do të kishim të gjitha burimet në botë dhe nëse do të mund të tundnim një shkop magjik, do të ishim të lumtur t’i testonim këta njerëz, por ato nuk janë aty, kështu që kam frikë se do t’u japim përparësi vetëm disave”,- tha Dr. William Schaffner, profesor në sektorin e sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt.
Schaffner dhe Dr. Rochelle Walensky, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets, i shpjegoi CNN-it se kush duhet dhe nuk duhet të testohet, duke pasur parasysh që nuk ka teste të mjaftueshme.
Personat e infektuar pa simptoma mund të përhapin coronavirusin më shumë se sa kemi kuptuar. Sigurisht, do të ketë përjashtime nga këto kategori dhe mjekë apo spitale të ndryshëm do të kenë rregulla të ndryshme.
Edhe pse në New York dhe Washington personat që mund të testohen janë mbi të 70-at, pra të moshuarit, në vende të tjera, i moshuar mund të konsiderohet një person mbi të 60-at.
Sipas CDC, simptomat e virusit përfshijnë ethe, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje. Nëse nuk po i keni këto, nuk duhet të merrni një provë.
Kush ka nevojë të testohet?
– Kushdo që ka simptoma dhe ka qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka testuar pozitiv ndaj coronavirusit. CDC e përcakton kontaktin e ngushtë si kontakt të drejtpërdrejtë me simptomat e dikujt që ka coronavirus, siç është kollitja, ose të qenurit brenda me këtë person “për një periudhë të gjatë kohe”.
– Kushdo që ka simptoma të coronavirusit dhe ka nevojë të shtrohet në spital.
Ndërsa bëhen më shumë teste, Schaffner dhe Walensky thonë se shpresojnë të jenë në gjendje t’i lehtësojnë këto kategori dhe të testojnë më shumë pacientë. Por nuk është vetëm çështje e disponueshmërisë së testit.
Tamponët që kërkohen për të kryer provën janë të paktë. Gjithashtu, mjekët dhe infermierët duhet të vendosin pajisje për mbrojtjen personale për të kryer një test të coronavirusit, të tilla si doreza dhe maska speciale. Meqenëse pajisjet janë të pakta, mjekët duan t’i ruajnë për ata që kanë më shumë nevojë të testohen.
Nëse të gjithë do të merrnin një test, sistemi do të ngarkohej shumë, që do të thotë se pasi një person testohet, dikush duhet ta përpunojë dhe ta dërgojë testin në laborator. Më pas, dikush tjetër duhet t’i thërrasë pacientët përsëri dhe t’u tregojë rezultatet. Deri më tani, asnjë institucion nuk e ka fuqinë punëtore për këtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe