Vyacheslav Volodin, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, sugjeroi se Moska mund të rimarrë shtetin amerikan të Alaskës në mes të retorikës së përshkallëzuar midis dy vendeve për luftën në Ukrainë.
Ndihmësi shumëvjeçar i presidentit rus Vladimir Putin paralajmëroi të mërkurën se Washingtoni duhet të kujtojë se Alaska ishte dikur pjesë e Rusisë kur ngrin asetet ruse, siç ka bërë si pjesë e një pakete sanksionesh që synojnë ndëshkimin e Kremlinit për pushtimin, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.
Rusia kolonizoi Alaskën dhe krijoi disa vendbanime atje derisa SHBA-ja e bleu atë nga Rusia në vitin 1867, për 7.2 milionë dollarë.
“Kur ata përpiqen të përvetësojnë pasuritë tona jashtë vendit, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se ne gjithashtu kemi diçka për të kërkuar mbrapsht”, tha Volodin gjatë një takimi me deputetët rusë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, dhe duket se tallet me këtë ide.
“Për politikanët rus që besojnë se mund ta rimarrin Alaskën: Paqit fat”, ka shkruar në Twitter, republikani Dunleavy.
Megjithatë, ka mundësi që presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar.
Në vitin 2014, gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve të tij vjetore me qytetarët rusë, Putin u pyet për rimarrjen e territorit. Pyetësja Faina Ivanovna i tha atij se ishte diçka që rusët “do të ishin shumë të lumtur ta shihnin të ndodhte”, sipas Newsweek.
“Pse ju duhet Alaska?” Putin u përgjigj, sipas Washington Post. “Meqë ra fjala, Alaska u shit diku në shekullin e 19-të. Luiziana iu shit Shteteve të Bashkuara nga francezët pothuajse në të njëjtën kohë. Mijëra kilometra katrorë u shitën për 7.2 milionë dollarë, edhe pse në ar”. Ai e quajti blerjen “të lirë” dhe tha se njerëzit “nuk duhet të ‘shqetësohen’ për”, Alaskën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit