Priorizimi i informacionit mbi “transformimin” mund të na vjedhë një jetë të kënaqshme
Shumë njerëz krenohen me njohuritë që kanë grumbulluar ose për faktin se janë intelektualë. Grumbullimi i informacionit është interesant, por ne mund të neglizhojmë një dimension më të thellë të qenies sonë – inteligjencën tonë somatike dhe emocionale
Sistemi ynë arsimor fokusohet në mësimin e botës, jo në mësimin e vetes. Ne nuk jemi të inkurajuar të zhvillojmë aftësitë dhe vetëdijen për të krijuar një jetë personale dhe marrëdhënie të kënaqshme. Ne nuk jemi mësuar se si të jetojmë një jetë të lidhur me ndjenjat, dëshirat dhe frymëzimet tona, shkruan Psychology Today.
Psikologjia somatike
Terapisti Gestalt Fritz Perls njihet për shprehjen: “Humb mendjen dhe eja në vete!” – Në këtë kontekst, ka kuptim të jesh “kokëbosh”. Kjo nuk do të thotë të heqësh qafe të menduarit qartë apo të jesh pa ide. Por, sa kohë fiksoheni pas një mendimi, me një proces përsëritjeje që ju lodh dhe ju shkarkon nga çdo energji?
Psikologjia budiste ofron pikëpamjen se të bëhesh një qenie njerëzore e zgjuar është kryesisht një çështje e zbrazjes dhe e lëshimit sesa e grumbullimit të më shumë njohurive, fuqive, informacioneve apo pasurisë.
Meditimi dhe praktikat e ndërgjegjes janë bërë të njohura sepse trajtojnë një aspekt të lënë pas dore të asaj se kush jemi. Këto praktika na ftojnë të kultivojmë hapësirën drejt përvojës sonë të brendshme.
Dalja nga kokat tona dhe lidhja me frymën dhe trupin tonë nuk është vetëm relaksuese, ajo na çon në një vend ku ne bëhemi më të pranishëm në jetë dhe te njëri-tjetri.
Zbrazja e vetes në një mënyrë të caktuar na lejon të lidhemi me veten, të tjerët dhe natyrën në një mënyrë më të plotë dhe më të pasur. Për shembull, zbrazja e besimeve tona negative, thelbësore për veten, na mundëson të jetojmë me një vlerë dhe dinjitet më të madh për veten.
Pezullimi i opinioneve tona të paramenduara për të tjerët dhe përpjekjet tona për t’i ndryshuar ato na mundësojnë të jemi të pranishëm me njerëzit në një mënyrë më empatike.
Zbrazja nga dëshira për të patur të drejtë gjatë gjithë kohës, na mundëson të pezullojmë perfeksionizmin tonë dhe të jetojmë me një përulësi që afirmon jetën.
Ne identifikohemi më pak me mendimet tona dhe më shumë me dashurinë në zemrat tona. Duke jetuar më shumë në trupin tonë, ne lidhemi më ngushtë me jetën, citon Anabel.
Zakoni për të hyrë në kokën tonë për të analizuar atë që është e gabuar me veten ose të tjerët na largon nga një ndërveprim organik, i gjallë. Ne krijojmë distancë në marrëdhëniet tona duke u kapur pas mendimeve dhe besimeve tona të dashura, në vend që të hapemi në një dimension të qenies sonë ku jemi të prekshëm. Intimiteti me veten krijon një bazë për intimitet me të tjerët.
Mendimi i qartë është i rëndësishëm, por mendimet dhe gjykimet tona shpesh na shkëputin nga vetja dhe të tjerët. Të mësuarit për të pushuar më rehat në thellësitë e qenies sonë – marrja e kohës për të qenë të pranishëm me frymën, trupin dhe veten në një mënyrë të butë dhe të bollshme, mund të na ndihmojë të jetojmë një jetë më të përmbushur.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)